Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Gjermani, znj. Adia Sakiqi, u prit nga Kryetari i Bashkisë së Wernigerode, z. Tobias Kascha.
Ambasadorja Sakiqi pati nderin të nënshkruajë në Librin e Artë të qytetit të Wernigerode, një gjest që pasqyron frymën e miqësisë dhe partneritetit mes Shqipërisë dhe qytetit të Wernigerode.
Takimi theksoi interesin e ndërsjellë për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe përmes shkëmbimeve më të gjera kulturore dhe promovimit të iniciativave të përbashkëta ekonomike, duke reflektuar angazhimin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dhe ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme mes qyteteve të Shqipërisë dhe qyteteve kulturore të Saksoni-Anhaltit.




