Më 3 mars 2025, u zhvillua në Berlin ceremonia zyrtare e hapjes së Panairit më të madh global të Turizmit ITB Berlin 2025, një mbrëmje krenarie shqiptare në zemër të Gjermanisë, ku Shqipëria për herë të parë shkëlqeu si Vendi i Nderit.
Në këtë ceremoni morën pjesë Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, znj. Mirela Kumbaro, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, z. Blendi Gonxhja.
Mbrëmja iu dedikua Shqipërisë, ku mbi 3000 tur-operatorë, investitorë, gazetarë e zyrtarë shijuan Shqipërinë përmes filmimeve skaj më skaj dhe performancës artistike të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe Ansambit Popullor, duke hapur siparin e tre ditëve plot takime, evente dhe surpriza në ITB Berlin 2025.
Një promovim i jashtëzakonshëm i kulturës shqiptare në zemër të Europës.