Më 4 dhjetor, Ambasada e Shqipërisë në Berlin, në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung (KAS) dhe Ambasadën Daneze, që përfaqëson Presidencën e Këshillit të BE, organizoi Forumin e 10-të të Ambasadorëve të Ballkanit Perëndimor. Kjo traditë dhjetëvjeçare bashkoi aktorë kryesorë rajonalë, ambasadorë, diplomatë, përfaqësues të Bundestagut, institucionet gjermane, grupe ekspertësh, studiues dhe studentë të rinj për të diskutuar të ardhmen evropiane të rajonit dhe sfidat e Procesit të Berlinit dhe zgjerimit të BE-së.
Programi i këtij viti përfshiu dy panele:
“E Ardhmja e Procesit të Berlinit: Ambiciet, Rezultatet dhe Pengesa”
“Formëzimi i të Ardhmes së Ballkanit Perëndimor: Fuqizimi i Arkitektëve të së Nesërmes”.
Për herë të parë, në këtë Forum ishte i ftuar nderi Ministri i Shtetit në Ministrinë e Jashtme Federale, z. Gunther Krichbaum.
Në Forumin e 10-të të Ambasadorëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin, mesazhi kryesor ishte: procesi i zgjerimit të BE-së duhet të bëhet më i shpejtë, më praktik dhe më kuptimplotë për qytetarët. Investimi tek të rinjtë është çelësi për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin në BE. Arsimi, inovacioni dhe bashkëpunimi rajonal u japin të rinjve mundësi reale për t’u bërë arkitektë të së ardhmes së Evropës.
Fotot: Leon Fülber




