Kryetarja e komisionit, Anja Karlizek, së bashku me njëmbëdhjetë anëtarë të parlamentit nga fraksione të ndryshme politike të Bundestagut gjerman, vizituan stendën e Shqipërisë, ku u pritën nga znj. Adia Sakiqi, Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Gjermani, znj. Zana Çela, Drejtore e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve shqiptare.
Në qendër të bisedës ishte oferta e larmishme turistike e Shqipërisë – malet mahnitëse, peizazhet mbresëlënëse bregdetare, kultura e pasur dhe gastronomia unike. Shqipëria vazhdon të forcojë pozicionin e saj si një destinacion tërheqës për udhëtarët gjermanë.
Jemi mirënjohës për dialogun me partnerët gjermanë nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), si dhe me anëtarët e Bundestagut për bashkëpunimin dhe mbështetjen në ndërtimin e një turizmi të qëndrueshëm dhe për shkëmbimin e shembujve më të mirë në këtë fushë.




