Të nderuar qytetarë,
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë njofton hapjen e konsullatës lëvizëse në Düsseldorf.
Adresa:
Hansaallee 159 (në oborr, në të djathtë)
40549 Düsseldorf
Në datat 17, 18 dhe 19 shkurt 2025
Orari: nga ora 09.30 deri në 13.30
Nr. tel: +49 174 8619587
Lutemi regjistrohuni dhe aplikoni online në portalin e-albania nëse keni nevojë për nxjerrjen e pasaportës dhe kartës së identitetit.
Jemi në dispozicionin tuaj për t’ju shërbyer kudo që ndodheni në NRW.