Në kuadër të ITB Berlin, Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit i Shqipërisë, z. Blendi Gonxhja, i shoqëruar nga Ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, znj. Adia Sakiqi, u takua me Presidentin e Universitetit të Arteve në Berlin (UdK Berlin), Prof. Dr. Markus Hilgert, si dhe me Prof. Dr. Jörg Heiser, dekan i Fakultetit të Arteve të Bukura.
Në qendër të bisedës ishte forcimi i bashkëpunimit në fushën e artit, vlerësimi i shkëmbimit akademik dhe artistik, si dhe eksplorimi i mundësive konkrete për projekte të përbashkëta.
Të dy palët theksuan rëndësinë e nxitjes së inovacionit, mbështetjes së talenteve në zhvillim dhe krijimit të partneriteteve të qëndrueshme që lidhin kulturën dhe kreativitetin përtej kufijve.




