Me rastin e ditëve shqiptare në shkollën gjermane ‘Refik Veseli’, në kuadër të përvjetorit të emërtimit të shkollës, e cila prej një dekade mban emrin e shqiptarit Refik Veseli, u zhvillua një panel diskutimi për Shqipërinë, me lexime, tregime dhe një seancë e pasur pyetje/përgjigjesh.
Një vëmendje të veçantë iu kushtua dëshirës dhe interesit reciprok për bashkëpunim dhe binjakëzim të shkollës gjermane në Berlin ‘Refik Veseli’ dhe gjimnazit shqiptar ‘Sami Frashëri’ në Tiranë.






