𝟖𝟎-𝐕𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐢 Ç𝐥𝐢𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë Shqipërisë: Ftesë për shfaqjen në Berlin të filmit shqiptar “Lulëkuqet mbi mure”
Në kuadër të 80-Vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë dhe Javës së Kulturës Shqiptare në Berlin, Ambasada shqiptare në Berlin ka kënaqësinë t’ju ftojë në shfaqjen e filmit “Lulëkuqet mbi mure”, me regji të Dhimitër Anagnostit, të restauruar mjeshtërisht nga Arkivi Qendror Shteteror i Filmit (AQSHF).
Ejani me miqtë dhe familjen për të ndarë një mbasdite të veçantë të kinematografisë shqiptare si dhe për të biseduar me të ftuarin tonë special, aktorin e filmit z. Krenar Arifi, i mirënjohur për rolin e tij në film si “Sulo”.
Data 25 nëntor 2024
Ora 15.30
Vendi: CineStar Berlin-CUBIX am Alexanderplatz
(https://www.cinestar.de/kino-berlin-cubix-am…/info/anfahrt)
𝗛𝘆𝗿𝗷𝗮 është pa pagesë por është i nevojshëm konfirmimi i pjesëmarrjes suaj në adresën e emailit: albanien@albanische-botschaft.de
Jeni të mirëpritur!