Në prag të festave të fundvitit dhe në kuadër të ‘Ditëve të Shqipërisë’ në Berlin u realizua një mbrëmje karakteristike shqiptare, që restoranti i parë shqiptar në Berlin “Kolonja” organizoi në bashkëpunim me AlbChef.
Për të pranishmit u prezantua një shfaqje kulinarie me gatime tradicionale nga Chef Bujar Veshi, produkte ushqimore dhe pije tipike shqiptare.
Ky aktivitet, i zhvilluar në një atmosferë miqësore, synoi promovimin e kulturës, traditës, gastronomisë, mikpritjes dhe shijes kulinare të produkteve tipike të Shqipërisë moderne, si një destinacion turistik tërheqës për publikun gjerman.




