Vijon shprëndarja e teksteve mësimore “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, dhuratë e qeverisë shqiptare, në Landin e Hessen.
Tekstet bashkëkohore dhe cilësore iu dorëzuan mësueseve të gjuhës shqipe nga Konsullja e Nderit e Republikës së Shqipërisë, znj. Jonela Hoxhaj.
Për herë të parë mësuesit dhe nxënësit e gjuhës shqipe do të kenë edhe nivelin II të tekstit didaktik “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”.
Mirënjohje dhe falenderime të gjithë mësuesve të gjuhës shqipe për punën dhe përkushtimin e tyre në ruajtjen dhe përçimin e gjuhës dhe kulturës amtare tek brezat e rinj.
Shumë suksese fëmijëve dhe mësuesëve!