Shqipëria është gati të ndezë skenën e Eurovision 2025 me këngën “Zjerm” nga grupi Shkodra Elektronike.
Ky interpretim bashkëkohor me ritme etnike dhe energji unike do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2025, që do të zhvillohet në Basel, Zvicër, në gjysmëfinalet më 13 dhe 15 maj, dhe në finalen më 17 maj 2025.
Me krenari ju ftojmë të dëgjoni dhe mbështesni këngën “Zjerm”, fituese e Festivalit të 63-të të Këngës në RTSH.
Shikoni videon zyrtare të këngës në linkun më poshtë dhe ndajeni me miqtë tuaj: