Në emër të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Zv. Ministrja znj. Megi Fino, priti në takim, më 23 janar 2026, Ministrin për Evropën në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, z. Gunther Krichbaum.
Në këtë takim u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve në të gjithë sektorët, me fokus të veçantë në rrugëtimin dhe angazhimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.



