Rrjeti i Biznesit Shqiptar në Berlin zhvilloi një takim pune me Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Gjermani, znj. Adia Sakiqi, në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Berlin
Në kuadër të vizitës së Ministrit të Bujqësisë në Berlin, me rastin e Forumit Global për Ushqimin dhe Bujqësinë (GFFA) dhe Javës së Gjelbër, Rrjeti i Biznesit Shqiptar në Berlin, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Berlin, organizoi gjithashtu një takim pune me delegacionin e Ministrisë së Bujqësisë.
Gjatë këtij takimi u diskutuan mundësitë për:
• promovimin e produkteve shqiptare,
• pjesëmarrjen në panaire ndërkombëtare,
• vendosjen e bashkëpunimeve konkrete për ofrimin dhe shpërndarjen e produkteve bujqësore dhe ushqimore shqiptare në tregjet e huaja.
Takimet përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit institucional dhe zhvillimit të biznesit shqiptar në tregjet ndërkombëtare.




