Gjatë vizitës së saj në Landin Saksoni-Anhalt, Ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, znj. Adia Sakiqi, u prit ngrohtësisht në Bashkinë e Quedlinburgut, një qytet i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
E shoqëruar nga z. Gunnar Schellenberger, President i Parlamentit të Landit të Saksoni-Anhaltit, ajo zhvilloi bisedime me Kryetarin e Bashkisë z. Frank Ruch për të diskutuar aktivitete të përbashkëta, programe shkëmbimi dhe partneritete të mundshme ndërmjet qyteteve të Shqipërisë dhe Quedlinburgut, pasi partneritetet ndërmjet qyteteve luajnë një rol vendimtar për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.
Si shenjë miqësie dhe partneriteti, Ambasadores Sakiqi iu dha mundësia të nënshkruajë Librin e Artë të qytetit.





