Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Megi Fino, mori pjesë në takimin e Grupit të Punës për Ballkanin Perëndimor, i cili u mbajt më 4–5 qershor 2025 në Berlin, i organizuar nga Instituti Aspen në Gjermani me mbështetjen e Qeverisë Federale Gjermane.
Takimi mblodhi përfaqësues dhe diplomatë të nivelit të lartë nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian për të diskutuar çështje kyçe, përfshirë:
• ndikimin e zhvillimeve gjeopolitike globale në rajon,
• të ardhmen e zgjerimit të BE-së,
• transformimin strukturor për rritje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.
Pjesëmarrja e Zëvendësministres Fino rikonfirmoi angazhimin e fortë të Shqipërisë ndaj integrimit evropian, konsolidimit të institucioneve demokratike dhe bashkëpunimit rajonal për një Ballkan Perëndimor më të sigurt dhe më të begatë.





