Lënia e shtetësisë
LËNIA E SHTETËSISË SHQIPTARE
Lënia e shtetësisë shqiptare bëhet me dekret të Presidentit të Republikës, ndërsa përpunimi i kërkesës për lënien e shtetësisë bëhet nga Ministria e Punëve të Brendshme.
AUTORITETET QË PRANOJNË KËRKESËN PËR LËNIEN E SHTETËSISË SHQIPTARE
Kërkesa për lënien e shtetësisë mund të bëhet:
1-direkt në Komisariatin e Policisë në Shqipëri, aplikimi online në portalin e-Albania, “Kërkesë për lënie shtetësie“, në linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9635
2-direkt nëpërmjet Ambasadës ose Konsullatës, aplikimi online në portalin e-Albania, “Aplikim për lënie shtetësie shqiptare“, në linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9764
DOKUMENTAT E NEVOJSHME PËR HEQJEN DORË NGA SHTETËSIA SHQIPTARE
LETËR DREJTUAR INSTITUCIONIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË.
Letra duhet të permbajë të dhënat e plota të aplikuesit, adresën e saktë të vendbanimit të tij, arsyen e kërkesës për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare dhe ta nënshkruani.
Për fëmijët në moshën 0-14 vjec, prindëri/it duhet të shkruajnë një letër të tillë, duke e nënshkruar ata.
Për fëmijët mbi moshën 14 vjeç duhet të shkruhet, gjithashtu, një letër e tillë, por ata duhet ta nëshkruajnë/firmosin vetë letrën.
KËRKESË DREJTUAR INSTITUCIONIT TË PRESIDENTIT PËR HEQJEN DORË NGA SHTETËSIA SHQIPTARE
VËRTETIMET/DOKUMENTAT QË NXIRREN NGA INSTITUCIONET SHQIPTARE:
1-Çertifikatë Personale– nxirret në portalin e-Albania, në linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=38
2-Çertifikatë familjare– nxirret në portalin e-Albania, në linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/Packages.aspx?lvl=2&path_code=1048&cat_id=1048
3-Vërtetim/Çertifikatë e Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti)– nxirret në portalin e-Albania, në linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13259
4- Vërtetim i detyrimeve Përmbarimore (Vërtetim Përmbarimi) – nxirret në portalin e-Albania, në linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12573
5- Vërtetim Likujditetesh– merret në Zyrën Përmbarimore në Shqipëri dhe duhet të dëshmojë që keni likuiduar të gjitha detyrimet financiare ndaj bashkëshortit/bashkëshortes, fëmijëve, prindërve apo personave nën kujdestari.
6- Vërtetim nga Gjykata e Rrethit në Shqipëri, që nuk ka procese gjykimi në proces.
7-Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit në Shqipëri, që nuk ka hetime në proces.
VËRTETIMET/DOKUMENTAT QË NXIRREN NGA INSTITUCIONET GJERMANE:
1- Premtim i shtetësisë gjermane(Einbürgerungszusicherung), duhet vulosur me vulë Apostile nga autoritetet gjermane (Bezirksregierung ose Regierungspräsidium ose Landesverwaltungsamt
https://www.auswaertiges-amt.de/de/service/fragenkatalog-node/-/606802
2- Vërtetim i zgjeruar vendbanimin(Erweiterte Meldebescheinigung), duhet vulosur me vulë Apostile nga autoritetet gjermane (Bezirksregierung ose Regierungspräsidium ose Landesverwaltungsamt
https://www.auswaertiges-amt.de/de/service/fragenkatalog-node/-/606802
Të dyja këto dokumente duhet të përkthehen në gjuhën shqipe, nga përkthyes zyrtar në Gjermani. Përkthimi duhet të ketë gjithashtu vulë apostile, siç kanë dhe dokumentet gjermane.
Lutemi, pasi të keni marrë vulën apostile dhe të keni bërë përkthimin, të bëni tek e portali e-Albania edhe dy aplikime të tjera tek rubrika “Përkthim dokumenti” ku do ngarkoni secilin nga dokumentet gjermane, pasi konsulli do të kryejë më pas procedurën e certifikimit të tyre.
Lënia e shtetësisë kur kërkohet edhe për fëmijën (bashkë me prindërin/it), duhet patur parasysh dokumentat sa vijon:
A-Për fëmijët e moshës 14-18 vjeç, nevojiten të gjitha dokumentat e plota, siç kërkohen edhe për një shtetas të rritur mbi moshën18 vjeç.
Shtesë, gjithashtu, kërkohet edhe “Deklarata Noteriale” e nënshkurar nga të dy prindërit.
B-Për fëmijët e moshës 0-14 vjeç (pra që nuk i ka mbushur ende 14 vjeç), kërkohen këto dokumenta:
1-Premtimi shtetësisë gjermane (Einbürgerungszusicherung);
2-Letër e prindërve drejtuar Presidentit të Republikës, ku kërkohet heqjen e shtetësisë për fëmijën;
3-Çertifikatë lindje shqiptare;
4-Deklarata Noteriale– e nënshkurar nga të dy prindërit.
UDHËZIME:
“Deklarata Noteriale” nënshkruhet nga të dy prindërit, me anë të cilës japin pëlqimin e tyre për lënien e shtetësisë shqiptare të fëmijes së tyre minoren.
1-Deklarata Noterialemund të bëhet në Ambasadë ose Konsullatë, duke bërë aplikimin për “Deklaratë Noteriale” në portalin e-Albania, në linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9784
2-Deklarata Noterialemund të bëhet pranë një noteri shqiptar ose një noteri gjerman. Deklarata e bërë pranë një Noteri gjerman duhet të pajiset me vulë Apostile dhe e përkthyer në gjuhën shqipe.
Unifikimi i Gjendjes Civile:
Shtetasit që janë të martuar jashtë territorit të Shqipërise, p.sh. në Gjermani duhet që gjendja civile (beqar, i martuar apo divorcuar) të jetë e njëjtë në të dyja vendet, pasi nëse nuk është e njësuar/unifikuar, nuk hiqet shtetësia shqiptare. p.sh. Nëse në Gjermani jeni i martuar, duhet të dergoni në Shqiperi, pranë Zyrës së Gjendjes Civile, Certifikatën e Martesës të pajisur me Vulë Apostille që të mundësohet regjistrimi i martesës dhe të ndryshojë statusi i gjendjes Civile në Shqiperi nga “beqar” në “i martuar”.
– Fëmijët e lindur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë duhet të jenë paraprakisht të regjistruar në Zyrën e Gjendjes Civile në Shqipëri;
– Në rast se fëmija ka vetëm një prind ose ka një kujdestar, aplikimit i bashkëlidhen dokumentet që konfirmojnë kujdestarinë mbi fëmijën.
SQARIME:
–Dokumentet që merren në Institucionet përkatëse në Shqipëri nukkanë nevojë për vulë apostile dhe as nuk duhen përkthyer;
– Vërtetimet/dokumentat të cilat merren nga Institucionet shqiptare në Shqipëri, duhet të jenë me të dy mbiemrat (me mbiemrin e vajzërisë dhe me mbiemrin pas martese);
– Fëmija nën moshën 18 vjeç nuk mund të bëjë kërkesë për heqjen e shtetësisë shqiptare vetëm, por duhet që kërkesa e tij të jetë e shoqëruar bashkë me kërkesën e të paktës njërit prind;
– Dokumentat e marra në Gjermani (Einbürgerungszusicherung; Erweiterte Meldebescheinigung) pranohen sipas afatit të vlefshmërisë që përmban vetë dokumenti (por jo me shumë se 2 vjet);
-Dokumentat që merren nga Institucionet shqiptare, nuk duhet të jenë më të vjetra se 3 (tre) muaj nga data e lëshimit deri në datën e pranimit të dokumenteve nga Ambasada apo Konsullata;
-Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen dhe të jenë në origjinal dhe një kopje e tyre;
– Kohëzgjatja e procedurës nga dorëzimi i dokumentave deri ne daljen e dekretit te Presidentit varion nga 6 – 8 muaj.
PËRFUNDIMI I PROCEDURËS:
-Zyra e Presidencës e përcjell konfirmimin e dekretit për lënien e shtetësisë shqiptare drejtpërdrejt tek i interesuari në adresën e dhënë prej tij në Gjermani. Ky veprim shënon edhe përfundimin e procedurës.
-Lidhur me konfirmimin e lënies së shtetësisë, nga autoritetet gjermane shpesh kërkohet një vërtetim nga Ambasada ose Konsullata. Për këtë duhet që të bëhet kërkesa në Ambasadë ose Konsullatë, duke paraqitur:
– Kopjen e dokumentit/vërtetimit të marrë nga Zyra e Presidencës;
– Kopjen e pasaportës shqiptare ose kartës ID;
– Tarifë konsullore prej 30€;
– Zarfi me kthim të paguar dhe me adresën e marrësit në të.