Njoftim

Të nderuar qytetarë,
Në vijim të aplikimeve në portalin e-albania.al për shërbime konsullore, ju njoftojmë se në sektorin konsullor të Ambasadës së RSh në Berlin nuk është e mundur të ofrohen shërbimeve konsullore me prezencë fizike të shtetasve në ambasadë, perfshirë edhe shërbimin e pasaportave dhe kartave ID nga data 1 mars 2021 deri me datë 10 mars 2021.
Njoftimi i mësipërm bëhet pasi për arsye të pandemisë stafi i ambasadës për shkak gjurmimi kontaktesh potenciale me persona të infektuar nga covid 19 duhet të vazhdojë punën nga shtëpia deri me datë 10 mars 2021. 
Shtetasit që kanë aplikuar për pasaporta dhe karta ID dhe kanë përzgjedhur personalisht në sistem datë dhe orë takimi nga data 1-10 mars 2021 duhet të riaplikojnë për të zgjedhur një datë dhe orë të përshatshme pas datës 10 mars 2021. 
Riaplikimi mund të bëhet pasi kanë kaluar 5 ditë nga përzgjedhja e datës së parë. Nëse aplikimi i mëparshëm ju del aktiv dhe ju doni të raplikoni  lutemi informoni për ta refuzuar dhe të keni mundësi të riaplikoni.
Për shërbimet e tjera konsullore, shtetasve që iu janë komunikuar data takimi  do t'ju riplanifikohen takime të tjera të cilat do t'ju përcillen me e-mail.
Për rastet urgjente si raste vdekjesh, shërbimi konsullor për dokumentin leje transport trupi do t'ju përcillet me e-mail familjarëve të të ndjerit.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, ju urojmë juve dhe familjeve tuaja shëndet!
 

Adresa

Albanische Botschaft
Friedrichstr. 231
10969 Berlin
Germany

Ambasada e RSH-së në Berlin - Botschaft der Republik Albanien

Sektori Konsullor - Konsularischer Dienst:

Tel +49 30 25942013
Tel +49 30 81816894

Nr. i emergjences - Notrufnummer:


Mobile +49 174 8619587

Sektori Politik dhe Administrativ - Politischer Dienst und Verwaltung:

Tel. +49 30 25942014
Tel: +49 30 25942015
Fax +49 30 25931890

PËR ÇËSHTJE KONSULLORE LUTEMI DREJTOHUNI NË ADRESËN E POSTËS ELEKTRONIKE ZYRTARE

E-MAIL

konsullata.berlin@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
09:00 - 17:00
E premte
09:00 - 14:00

Orari zyrtar për
Zyrën Konsullore
E hënë 10.00 - 14.00
E mërkurë 10.00 - 14.00
E premte 09.00 - 13.00