Pasaportat dhe Kartat ID

Rezervimi  i takimit për pasaporta dhe ID kryhet nga vetë shtetasit përmes aplikimit në e-albania.al

 

 

Lidhur me procedurën ju njoftojmë se:

 

Pasaporta kushton 170,00 euro, ndërsa Karta ID kushton 16,00 euro. Totali 186,00 euro. Pagesën për pasaportë dhe ID duhet ta bëni në llogarinë bankare: Kontoinhaber: Botschaft der Republik Albanien-Konsularabteilung; Kontonummer: 319000600; Bankleitzal: 10070100; Währung: Eur IBAN: DE16 1007 0100 0319 0006 00  BIC/SWIFT: DEUTDEBB101 Verwendungszweck: pasaportë dhe ID  (emrin/mbiemrin tuaj, të familjes ose të femijës). Pagesën (Überweisung) mund ta bëni nga banka juaj ose nëse nuk keni llogari bankare, pagesën mund ta bëni edhe nëpërmjet llogarisë të një personi tjetër. Nëse jeni familje pagesa mund të bëhet së bashku e gjitha në total. Pagesa duhet kryer 3 ditë para paraqitjes në ambasadë. Në ambasadë nuk bëhen pagesa cash.

 

DITËN E TAKIMIT NË AMBASADË DUHET TË SILLNI ME VETE TË PRINTUAR:

1-Faturën origjinale te pagesës së kryer (Kontoauszug);

2-Pasaportën shqiptare të skaduar apo që është në prag skadence;

3-Kartën e Identitetit (ID) shqiptare (me detyrim për ata që kanë bërë më parë një të tillë).

4-Lejen e qëndrimit gjermane ose shtetit tjetër ose Aufenthaltes ose Duldung ose Fiktionsbescheinigung ose çdo dokument tjetër që tregon se jeni rezident në Gjermani apo në një shtet tjetër.

 

APLIKIMI PËR PASAPORTË PËR FËMIJËT:

-Kur fëmija ka patur pasaportë, prindërit duhet të sjellin me vete pasaportën e skaduar apo që është në prag skadence.

-Kur fëmija aplikon për pasaportë për herë të parë, prindërit duhet të sjellin certifikatën e lindjes shqiptare (pranohet edhe fotokopja) ose certifikatë familjare, të cilën mund ta printoni nga sistemi: www.e-albania.al, tek rubrika „FAMILJA“; (nëse nuk e nxirrni dot certifikatën, mund ta nxjerrim në ambasadë ditën e takimit).

-Fëmijët mbi 16-vjeç aplikojnë për Kartë ID për herë të parë dhe për pasaportë (afati për të dyja 10-vjeçar).

-Fëmijët nën moshën 16-vjeç nuk aplikojnë për Kartë Identiteti ID, por vetëm për pasaportë (afati 5 vjeçar).

-FËMIJA e lindur në Gjermani apo jashtë vendit duhet të jetë i regjistruar me parë në Zyrën e Gjendjes Civile në Shqipëri, pasi nuk aplikon dot për pasaportë.

-FËMIJA që aplikon duhet të jetë i pranishëm ditën e takimit në Ambasadë, të paktën me njërin nga prindërit ose kujdestarin ligjor ose përfaqësues i autorizuar me prokurë të posaçme. Prindi ose kujdestari ligjor duhet të kenë me vete edhe pasaportat si dhe fotokopje pasaporte të dy prindërve të fëmijës.

 

RREGULLI PËR HUMBJEN E PASAPORTËS OSE KARTËS ID

Nëse ju ka humbur pasaporta dhe karta e identitetit (ID); ose njëra nga dokumentet, duhet të bëni vetë deklarimin e humbjes para konsullit (pasaportës ose kartës shqiptare ID) në Ambasadë kur të paraqiteni për të dhënë shenjat e gishtave.

Llogaria bankare ku do të bëni pagesën e VETËDEKLARIMIT: 30,00 EURO është si vijon:

 

Botschaft Albanien

IBAN: DE55100700000434926200

BIC: DEUTDEBBXXX

Deutsche Bank, Berlin

Kontonummer: 4349262

BLZ: 10070000

 

Kujdes!

Kjo llogari bankare është vetëm për pagesën e vetë deklarimit për humbjen e pasaportës, pasi është e ndryshme nga llogaria e pagesës për pasaportë, prandaj duhet t‘i ndani pagesat sipas llogarive bankare përkatëse të Ambasadës të përshkruara më sipër.

 

RREGULLAT PËR KARTËN ID DHE PASAPORTËN

1-Nëse keni aplikuar për kartë ID dhe nuk e keni tërhequr, do te ri-aplikoni përsëri për Kartë ID;

2-Nëse e keni harruar kartën ID në Shqipëri, duhet të keni ndonjë familjar që mund ta dorëzoj në emrin tuaj pranë Zyrës së Aplikimeve të pasaportave në qytetin që jeton familjari juaj në Shqipëri;

3-Pasaportën dhe Kartën e Identitetit (ID) shqiptare, duhet t’i sillni me vete ditën e takimit, t’i merrni nga Zyrat e Huaja Gjermane edhe nëse i keni dorëzuar atje. Nëse nuk i sillni nuk ju prodhohet pasaporta e re sipas ligjit shqiptar.

4-Pas aplikimit Pasaporta pritet dhe u’a japim përsëri mbrapsht.

 

RREGULLA TË TJERA DHE SHËNIME

- Shtetasit që janë të martuar apo divorcuar dhe kanë ndryshuar mbiemrin, duhet më parë të kryejnë ndryshimin e mbiemrit në Zyrën e Gjendjes Civile në Shqipëri, pastaj të paraqiten në Ambasadë për të bërë pasaportën. Ambasada nuk e bën dot ndryshimin e mbiemrit në Regjistrin e Gjendjes Civile.

- Ditën e takimit duhet të paraqiteni në Ambasadë, pasi do të jepen shenjat e gishtave, do të bëni foton digjitale nga sistemi jonë kompjuterik dhe do të firmosni në sistemin digjital.

- NUK ËSHTË E NEVOJSHME TË SILLNI ME VETE FOTO, pasi fotoja bëhet direkt digjitale nga sistemi jonë në Ambasadë.

- Kur të paraqiteni në Ambasadë duhet të keni marrë me vete maskë mbrojtëse dhe të respektoni rregullat lokale të covidit.

 

AFATI, PRODHIMI I PASAPORTËS, TËRHEQJA E SAJ APO DËRGIMI ME POSTË

- Pasi të prodhohet, pasaporta dhe karta ID mund të tërhiqet personalisht në sportelet e Ambasadës.

- Nëse dëshironi dërgimin e pasaportës me postë, duhet të sillni me vete:

(1)- eine einschreiben (für frankierte Briefe in wert 2,50€);

(2)- një pullë poste/ Briefmarke in Wert 1,55€ ose mund të sillni pulla poste me vlerë / Briefmarke in Wert 4,05€.

(3)- Zarf/Briefumschlag – DHL EXPRESSESAY NATIONAL - PREPAID / në vlerë (in Wert)  11,90€). Ky zarf blihet pranë Postës gjermane.

 

Kjo postë është e vlefshme vetëm për territorin gjerman. Kush vjen nga shtetet të tjera jashtë Gjermanisë, do të sqarohet në Ambasadë ditën e takimit në lidhje me postën ose duhet të paraqitet personalisht.

- Afati i prodhimit/marrjes së pasaportës nga momenti i dhënies së shenjave të gishtërinjve kërkon rreth 4-6 javë, në varësi të shërbimit postar, për arsye se pasaportat prodhohen në Shqipëri.

 

ADRESA E AMBASADËS është:

 

Friedrichstrasse 231, 10969, Berlin, Gjermani, kati i gjashtë.

Adresa

Albanische Botschaft
Friedrichstr. 231
10969 Berlin
Germany

Ambasada e RSH-së në Berlin - Botschaft der Republik Albanien

Sektori Konsullor

!!! Për pyetje rreth takimeve në Ambasadë, aplikimeve për leje kalimi, pasaporta, karta ID, humbje të dokumenteve, prokura, deklarata noteriale, nënshtetësi shqiptare, lindje, martesa, etj., si dhe për informacione të ndryshme:

Tel +49 30 25942013
Tel +49 30 81816894

Nr. i emergjencës

!!! Për rastet urgjente si vdekje, aksidente, ndalime/arrestime:

Mobile +49 174 8619587

Sektori Politik dhe Administrativ

Tel. +49 30 25942014
Tel: +49 30 25942015
Fax +49 30 25931890

PËR ÇËSHTJE KONSULLORE LUTEMI DREJTOHUNI NË ADRESËN E POSTËS ELEKTRONIKE ZYRTARE

konsullata.berlin@mfa.gov.al

PËR ÇËSHTJE KONSULLORE LUTEMI DREJTOHUNI NË ADRESËN E POSTËS ELEKTRONIKE ZYRTARE

E-MAIL

konsullata.berlin@mfa.gov.al

Orari zyrtar i Ambasadës

E hënë- E enjte
09:00 - 17:00
E premte
09:00 - 14:00

Orari zyrtar për

Zyrën Konsullore


E hënë 10.00 - 14.00
E mërkurë 10.00 - 14.00
E premte 09.00 - 13.00