THIRRJE:

Drejtuar Mësuesve të Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe në Gjermani:
"Për dërgimin e kërkesave për tekste mësimore për vitin shkollor 2020-2021".

 
Në kuadër të planifikimit për botimin e teksteve shkollore për vitin shkollor 2020-2021, sipas pikës 7, të VKM-së nr. 443, datë 26.06.2019, “Për organizimin e procesit mësimor dhe përzgjedhjen e arsimtarëve në Diasporë”, Ambasada e Republikës së Shqipërisë kërkon nga të gjithë mësuesit që janë të angazhuar në procesin e mësimit plotësues të Gjuhës Shqipe në Gjermani, dërgimin e listave me titujt e teksteve shkollore dhe sasinë përkatëse që do ju nevojitet për vitin shkollor 2020-2021.
Lista e librave sipas formatit bashkëlidhur këtij njoftimi duhet të dërgohet te adresa e email-it: embassy.berlin@mfa.gov.al deri me datë 24 maj 2020.
Lutemi, së bashku me kërkesën për numrin e librave të dërgohet edhe informacioni mbi numrin e nxënësve që kanë ndjekur mësimin plotësues të gjuhës shqipe gjatë vitit shkollor 2019-2020 duke përcaktuar edhe nivelin e klasës së gjuhës shqipe që ka ndjekur secili nxënës.
Për sqarime apo për dërgimin në format word të tabelës sipas formatit të këtij njoftimi, lutemi shkruani te adresa kastriot.noli@mfa.gov.al
Duke ju falendëruar për bashkëpunimin !
Ambasada e RSH në Berlin

Adresa

Albanische Botschaft
Friedrichstr. 231
10969 Berlin
Germany

Tel / Fax

Tel. +49 30 259 3040
Fax +49 30 259 318 90

Sektori Konsullor

Tel. +49 30 2593040

Nr. i emergjences: +49 174 8619587

PËR ÇËSHTJE KONSULLORE LUTEMI DREJTOHUNI NË ADRESËN E POSTËS ELEKTRONIKE ZYRTARE

E-MAIL

konsullata.berlin@mfa.gov.al

'

Orari zyrtar

E hënë - E premte
09:00 - 17:00
Orari zyrtar për
Zyrën Konsullore
E hënë 10.00 - 14.00
E mërkurë 10.00 - 14.00
E premte 09.00 - 14.00