Pas suksesit të jashtëzakonshëm të filmit të parë, komedia e shumëpritur “Dy gisht mjaltë”, me protagonistë Ermal Mamaqin dhe Elvana Gjatën, vjen në kinematë e Greqisë, në gjuhën shqipe dhe me titra në greqisht.
Ky organizim zhvillohet nën kujdesin e Ambasadës së Republikës të Shqipërisë në Greqi, dhe synon të ofrojë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Greqi, si dhe miqtë grekë një mundësi për të ardhur më pranë krijimeve artistike shqiptare.
Filmi do të shfaqet nga data 18 prill 2024 në kinematë Village Cinemas në Athinë dhe Selanik dhe do të jetë në programin e kinemasë për të gjitha ditët pas premierës.
Ju jo vetëm që do kaloni një kohë argëtuese me miqtë apo familjen, por do të keni mundësinë të takoni dhe të bashkëbisedoni me aktorët e filmit gjatë premierës që do të mbahet në Athinë:
Nga data 18 Prill 2024
Village Cinemas Shopping & More
(Thivon 228 & Parnassos, Ag. I. Rentis, Athinë, 18233) Ora 19.00
Shiko filmin në Selanik:
Nga data 18 prill 2024
Village Cinemas Mediterranean Cosmos
Për më tepër informacion mbi detajet, oraret dhe çmimet e biletave mund të klikoni në linkun:
https://2gm2.ermalmamaqi.al/bli-bileten/