Në një drekë të veçantë festive me rastin e Krishtlindjeve, të organizuar nga Ambasadorja e Panamasë në Athinë znj. Julie Lymberópulos, në vazhdën e aktiviteteve që zhvillon Klubi i Grave Ambasadore të akredituara në Athinë, mori pjesë edhe Ambasadorja e RSH-së në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, ku të ftuar specialë ishin Sekretari i Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Energjisë dhe Ndryshimeve Klimatike, z. Petros Varelidis dhe Deputetja dhe Kryetare e Komisionit të Posaçëm të Përhershëm për Mbrojtjen e Mjedisit, Znj. Dionysia-Theodora Avgerinopoulou.
Gjatë këtij takimi, diskutumet u përqendruan kryesisht në bashkëpunimin intensiv diplomatik mes ambasadoreve. Duke bërë një rezyme të punës së bërë përgjatë vitit 2023 nga Klubi i Grave Ambasadore, u vlerësua intensiteti i aktiviteteve të shumta dhe u prezantua plani vjetor të ciklit të ardhshëm të aktiviteteve për vitin 2024 si një agjendë ambicioze efektive dhe produktive. Gjithashtu, u diskutua për Konferencën Botërore për Oqeanet, të cilën Greqia do të presë në prill të 2024.
Si në çdo festë fundviti edhe në këtë event të ftuarit shkëmbyen dhurata simbolike dhe urime për njëri tjetrin.