Në kuadër të aktiviteteve të Grupit të Grave Ambasadore në Greqi, Ambasadorja e RSH-së në Athinë, znj. Luela Hajdaraga mori pjesë në vizitën që u zhvillua në qytetin e Kalamatës, Mesini, gjatë së cilës zonjat Ambasadore u takuan me Kryetarin e Bashkisë së Kalamatës, z. Thanasis Vasilopoulos dhe Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kalamatës, z. Vagjeli Ksigoro.
Në takimin me kryebashkiakun z. Vasilopulos, gratë Ambasadore patën mundësinë të informohen për Kalamatën dhe perspektivat e saj, evolucionin e saj të vazhdueshëm, dinamikën në tranzicionin e gjelbër edhe atë digjital, të njihen me produktet vendase, si dhe të admirojnë nga afër koleksionin e kostumeve lokale greke “Victoria Karelia”.
Në takimin me z. Ksigoro dhe disa përfaqësues të DHΤΙ së Kalamatës, diskutimet u fokusuan në nxitjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare midis Greqisë dhe vendeve të Amerikës Latine dhe vendeve evropiane, forcimin e bashkëpunimit në sektorin e tregtisë, zhvillimit dhe turizmit, duke u ndalur veçanërisht në fushën e eksporteve dhe investimeve, si dhe rrjetëzimin e sipërmarrësve që shqafin interes për bashkëpunim me këto vende.