Dita Botërore e Turizmit, në mbarë botën, është një mundësi unike për të rritur ndërgjegjësimin mbi kontributin aktual dhe potencial të turizmit në hartën e zhvillimit të qëndrueshëm.
Tema e Ditës Botërore të Turizmit 2023 është “Turizmi dhe Investimet e Gjelbërta” me fokus në ofrimin e mundësive për zgjidhje të reja dhe inovative dhe nevojën për rritjen e investimeve me fokus njerëzit, planetin dhe prosperitetin.
Sipas statistikave të Organizatës Botërore të Turizmit referuar 6-mujorit të parë të vitit 2023, Shqipëria zë vendin e tretë në listën e destinacioneve me performancën më të mirë në botë, me një rritje prej 56% në numrin e turistëve që kanë hyrë në vendin tonë.