Dita Ndërkombëtare e Gruas: Në këtë ditë të shënuar, dëshirojmë të shprehim respektin tonë më të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të grave shqiptare në Greqi.
Gratë shqiptare në diasporë shfaqin një guxim dhe një përkushtim të padiskutueshëm në përballjen me sfidat dhe në promovimin e kulturës dhe vlerave shqiptare. Duke vlerësuar dëshirën tonë për barazi gjinore dhe emancipim të plotë, ne falënderojmë gratë e diasporës për rolin e tyre thelbësor në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë.
Ju bëjmë thirrje të vazhdoni të jeni frymëzim dhe model për të gjithë, duke përfaqësuar me krenari vlerat e bashkësisë sonë shqiptare.
Urimet më të mira për Ditën Ndërkombëtare te Gruas!
𝙎𝙩𝙖𝙛𝙞 𝙞 𝘼𝙢𝙗𝙖𝙨𝙖𝙙𝙚̈𝙨 𝙎𝙝𝙦𝙞𝙥𝙩𝙖𝙧𝙚-𝘼𝙩𝙝𝙞𝙣𝙚̈