Ambasadorja, znj. Luela Hajdaraga kishte kënaqësinë që, në këtë fillimviti, të merrte pjesë në një bashkëbisedim të veçantë me koleget e saj ambasadore dhe me të ftuarat e nderit, zyrtaret e larta të Ministrisë së Jashtme Greke, Ambasadoret, znj. Teresa Angelatou, Sekretare e Përgjithshme, znj. Maira Myrogianni, Sekretare e Përgjithshme për Çështjet Ekonomike Ndërkombëtare dhe znj. Maria Theofili, Drejtore e Përgjithshme për Organizatat Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar për Sigurinë – të organizuar nga Ambasadorja e Irlandës në Athinë, znj. Iseult Fitzgerald.
Bashkëbisedueset shkëmbyen idetë dhe përvojat e tyre mbi barazinë gjinore dhe pozicionin aktual të grave në drejtimin e diplomacisë.