Ambasadorja, znj. Luela Hajdaraga mori pjesë në takimin e organizuar nga Ζëvendës Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Greke, z. Kostas Fragkogiannis, për nder të Ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe, z. Sulaiman Hamid Salem Almazroui, me rastin e përfundimit të detyrës. Në këtë event ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të Ministrisë së Jashtme, Ambasadorë dhe personalitete greke nga disa fusha.
Newsroom
Ambasadorja Hajdaraga merr pjesë në takimin e organizuar, me rastin e përfundimit të detyrës të Ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe