Në kuadër të aktiviteteve të Unionit të Grave Ambasadore në Greqi, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Ambasadorja e Francës në Greqi znj. Laurence Auer, me të ftuar nderi Ministren e Turizmit të Republikës së Greqisë, znj. Olga Kefalogianni.
Gjatë këtij takimi, u diskutua për çështje që lidhen me lidershipin e grave, nevojën për më shumë pjesëmarrje të grave në politikë dhe sfidat e përgjithshme me të cilat ato përballen, si dhe iniciativat e qëndrueshme të qeverisë greke që fuqizojnë turizmin dhe e ndërlidhin me vendet e tjera.