Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga – njëkohësisht, Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Qipros, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e ri të Republikës së Qipros, z. Stavros Avgoustides.
Në një frymë miqësore, Ambasadorët ndanë mendime mbi prespektivën e bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha me interes si turizmi, ekonomia apo tregtia, projekte me interes të përbashkët, si dhe në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësim Shqipëri-BE.