Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga mirëpriti në ambientet e Ambasadës kryesinë e shoqatës së Lidhjes së Gruas Shqiptare në Greqi – Σύνδεσμος Αλβανίδων Γυναικών στην Ελλάδα.
Gjatë këtij takimi u bisedua mbi planin e aktiviteteve të shoqatës për vitin 2024 dhe për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta kulturore me Ambasadën.
Në fund të këtij takimi, me nismë të shoqatës, në ambientin e jashtëm të Ambasadës u mboll një mimozë – pema e parë e komunitetit shqiptar në Greqi.
Mimoza simbolizon delikatesën, energjinë, vitalitetin dhe fuqinë femërore.
Mbjellja e një peme i shërben së nesërmes dhe përçon mesazhin që ai që mbjell pemë dëshiron të mirën e të tjerëve dhe një të ardhme sa më të mirë të përbashkët.
Falënderojmë shoqatën për këtë dhuratë simbolike.