Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga është pritur në një takim nga Ministrja e Brendshme e Republikës Greke, znj. Niki Kerameus.
Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, në fushat e kompetencës së kësaj ministrie, si: administrata publike, pushteti vendor, apo vota e diasporës. Një vend të veçantë në këtë takim zunë çështjet që prekin komunitetin shqiptar në Greqi – siç është ajo e fitimit të shtetësisë greke – për të cilën Ambasadorja Hajdaraga paraqiti problematikat dhe theksoi nevojën e lehtësimit të kritereve.
Ministrja Kerameos shprehu mirëkuptim dhe siguroi për mbështetjen e saj.