Ambasadorja, znj. Luela Hajdaraga zhvilloi një takim me Ministren e Kohezionit Social dhe Familjes, znj. Sofia Zacharaki.
Në takim u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit mes kësaj ministrie dhe atyre homologe në Shqipëri, si edhe mbi mbështetjen e komunitetit shqiptar në Greqi, për çështjet dhe fushat që mbulon kjo ministri.
Ambasadorja Hajdaraga dhe Ministrja Zacharaki ranë dakord të zhvillojnë aktivitete të përbashkëta, dhe konkretisht, dy aktivitetet e para do t’i kushtohen: të drejtave të grave dhe diversitetit kulturor.