Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga është pritur në një takim nga Ministrja e Turizmit të Republikës së Greqisë, znj. Olga Kefalogianni, me të cilën ka diskutuar lidhur me perspektivat e bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh mes dy vendeve në fushën e turizmit, dhe konkretisht për: potencialin e zhvillimit të turizmit si një sektor prioritar për qeveritë shqiptare dhe greke, me fokus turizmin e qëndrueshëm si një vlerë e shtuar në zhvillimin socio-ekonomik të dy vendeve, me zhvillim të spikatur në këtë drejtim; politikat, nismat dhe projekt-strategjitë e qeverive me fokus të veçantë promovimin e të të dy vendeve si dy destinacione me interesa dhe ambicie të përbashkëta në fushën e turizmit; zhvillimin e kontakteve dypalëshe në frymën e bashkëpunimit bilateral, duke filluar me një takim pune të përfaqësuesve të dy ministrive kompetente, në periudhën e ardhshme, në kuadër të aktivizimit të “Programit të Përbashkët të Veprimit në Turizëm për periudhën 2023-2026”, nënshkruar në fillim të vitit 2023; shkëmbime njohurish dhe eksperiencash në fushën e turizmit, format alternative të turizmit dhe zhvillimin e paketave të përbashkëta turistike që synojnë tregjet e largëta.
Newsroom
Ambasadorja Hajdaraga zhvillon takim me Ministren e Turizmit të Republikës së Greqisë, znj. Olga Kefalogianni