Ambasadorja, znj. Luela Hajdaraga ka zhvilluar një takim me Ministrin e Ekonomisë Kombëtare dhe Financave të Republikës Greke, z. Kostis Hatzidakis.
Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi aktivitete dhe projekte konkrete që synojnë forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si dhe mbështetjen e bizneseve shqiptare dhe greke në aktivitetet e tyre, përmes masave lehtësuese.