Athinë – Me ftesë të Presidentes së Republikës Greke, SH.S.Znj. Katerina Sakellaropoulou, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, SH.S.Znj. Luela Hajdaraga mori pjesë në ceremoninë e pritjes vjetore për nder të Trupit Diplomatik në Pallatin Presidencial, në prani të Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe Ministrit të Punëve të Jashtme Giorgos Gerapetritis.
Gjatë këtij eventi, znj. Hajdaraga pati mundësinë të bashkëbisedojë dhe të shkëmbejë mendime me zyrtarë të lartë të Qeverisë Greke si dhe me përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Greqi.