Ambasadorja, znj. Luela Hajdaraga priti në një takim Ambasadorin e Vietnamit, z. Le Hong Truong, i akredituar në Shqipëri, me rezidencë në Athinë.
Gjatë takimit, Ambasadorët vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe ndanë mendime mbi disa projekte konkrete bashkëpunimi.