Ambasadorja, znj. Luela Hajdaraga zhvilloi një takim me Kryetaren e Dhomës së Tregtisë të Athinës, znj. Sophia Efraimoglou Kounenaki.
Në një frymë pozitive, znj. Hajdaraga dhe znj. Efraimoglou Kounenaki diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit mes Dhomave të Tregtisë të Tiranës dhe Athinës, dhe ranë dakord për realizimin e disa projekteve konkrete, si organizimi i Forumit të Përbashkët të Dhomave të Tregtisë, në Tiranë, brenda vitit 2024.