Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ne – 20 gra Ambasadore që përfaqësojmë vendet e huaja në Athinë – bashkojmë zërat tanë për të uruar Greqinë për publikimin e Planit të Parë Kombëtar të Veprimit për Gratë Paqen dhe Sigurinë dhe për të promovuar përfshirjen më të gjerë të grave në politikën e jashtme.
Përfshirja e grave në përpjekjet diplomatike – veçanërisht ato dedikuar paqebërjes, parandalimit të konflikteve dhe ndërtimit të paqes – është thelbësore për një politikë të jashtme efektive. Studimet tregojnë se marrëveshjet e paqes që përfshijnë gratë janë të ndërlidhura me paqen më të qëndrueshme. Prej vitit 2000, Kombet e Bashkuara kanë miratuar disa rezoluta për të rritur pjesëmarrjen e plotë, të barabartë dhe domethënëse të grave në këto fusha, duke njohur se ato jane shpesh viktimat kryesore të konfliktit.
Madje në kontekstin e sotëm, dhuna ndaj grave dhe vajzave po përdoret ende si armë lufte. Gratë aktive në fushën politike janë shumë shpesh në shënjestër të dhunës me qëllim parandalimin e tyre për pjesëmarrjen e tyre në proceset vendimmarrëse dhe marrjen e pozitave drejtuese. Nëpërmjet përpjekjeve tona të përbashkëta, ne synojmë të theksojmë nevojën për të vendosur pjesëmarrjen domethënëse të grave në epiqendër të përpjekjeve për të mbrojtur të drejtatenjeriut të grave dhe vajzave, për të parandaluar dhe zgjidhur konfliktet dhe për të vendosur paqen e qëndrueshme.
Vetë prejardhjet të ndryshme, përvojat dhe perspektivat tona janë shembulli i bazës nga e cila mund mund të promovohet një qasje gjithëpërfshirëse për adresimin e sfidave globale. Ky unitet mes grave diplomate gjithashtu nënvizon forcën që vjen nga puna e përbashkët, duke tejkaluar kufijntë kombëtarë.
Duke bashkënënshkruar këtë tekst, ne shpresojmë të frymëzojmë gratë e reja që të marrin në konsideratë karrierën diplomatike. Rruga mund të jetë sfiduese, por prania jonë kolektive shërben si një testament për atë që mund të arrihet përmes këmbënguljes, përkushtimit dhe mbështetjes së ndërsjelltë, si dhe përmes mentorimit dhe iniciativave për promovimin e grave kandidate dhe barazisë gjinore.