Në kuadër të “Netëve të Filmit Shqiptar”, artistë, regjisorë, aktorë, diplomatë, njohës dhe fansa të kinematografisë shqiptare, përjetuan edhe njëherë emocionet e rinisë apo fëmijërisë së tyre, duke kujtuar e qeshur me batutat e këtyre filmave.
Në rekujemin që i bëri kinematografisë, por edhe aktorëve, regjisorëve dhe të gjithë kontribuesve të filmit shqiptar, Ambasadorja znj. Luela Hajdaraga, theksoi se pavarësisht ndryshimeve që sjell koha në mënyrë të pashmangshme në jetën e njerëzve, këto realizime dhe interpretime kaq profesioniste kanë lënë gjurmë të pashlyeshme tek secili prej nesh, duke bërë që t’i shikojmë ende me shumë dëshirë.
Mirënjohje regjisorëve, skenaristëve, kompozitorëve dhe aktorëve të shkëlqyer shqiptarë për atë çfarë kanë dhuruar dhe çfarë do tu lënë brezave të rinj.