Të nderuar bashkatdhetarë,
Ambasada e Shqipërisë në Greqi po ndjek nga afër situatën pas tërmeteve në zonën midis Santorinit dhe Amorgosit. Jemi në kontakt me autoritetet greke dhe komunitetin shqiptar, të gatshëm për të ofruar ndihmë.
Ju lutemi të respektoni udhëzimet e autoriteteve greke dhe të merrni masa për sigurinë tuaj:
- Shmangni grumbullimet brenda ndërtesave dhe afërsinë me godina të dëmtuara.
- Mos qëndroni në portet e Amudhit, Armenit, Korfut dhe Portit të Vjetër të Firá-s.
- Largohuni nga zonat bregdetare në rast të lëkundjeve të forta.
- Lëvizni me kujdes në rrugë me pjerrësi për të shmangur rrëshqitjet e dheut.
Për më shumë informacion, ndiqni faqet zyrtare të Organizatës për Planifikimin dhe Mbrojtjen Antisizmike (oasp.gr) dhe Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile (civilprotection.gov.gr).
Për ndihmë urgjente, kontaktoni Ambasadën:
- Telefon: +30 6941658183
- Email: embassy.athens@mfa.gov.al
Përditësime të vazhdueshme do të publikohen në faqet tona zyrtare dhe rrjetet sociale.
Qëndroni të sigurt!
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi