Të nderuar bashkatdhetarë,
Për t’ju shërbyer më mirë dhe për të përmbushur kërkesat tuaja, ju informojmë se Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë do të jetë e hapur edhe ditëve të shtuna, për të ofruar vetëm shërbimin e pajisjes me dokumente biometrike (pasaporta apo karta ID), duke filluar nga data 08 shkurt 2025 deri më 31 korrik 2025.
Orari i shërbimeve do të jetë nga ora 09:00 deri në 14:00.
Ju kujtojmë se shtyrja e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve aktuale është e vlefshme vetëm për procesin e votimit deri më 11 maj 2025. Kjo shtyrje nuk vlen për udhëtime, shërbime konsullore apo procedura të tjera që kërkojnë dokument identifikimi të vlefshëm.
Për më shumë informacion ose për të caktuar një takim, ju lutemi na kontaktoni në:
Email: consulate.athens@mfa.gov.al
Telefon: +30 2106876200
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.
Me respekt,
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë