Për t’u ardhur në ndihmë bashkëatdhetarëve tanë me aftësi të kufizuara fizike, këtë fillimvit një ekip i Ambasadës së RSH-së në Athinë dhe kompanisë së prodhimit të dokumenteve biometrikë “IdentiTek”, mundësoi aplikime për pasaportë dhe kartë identiteti në kushte spitalore dhe shtëpie, në rajonin e Kretës dhe të Atikës.
Shërbimi ndaj shtetasve shqiptarë, pas kërkesave të paraqitura pranë Zyrës Konsullore në Athinë, u realizua në bashkërendim me strukturat përkatëse të Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë dhe Ministria e Brendshme së RSH-së.
Ambasada Shqiptare në Athinë garanton se do të vijojë të trajtojë me të njëjtin prioritet dhe përkushtim çdo kërkesë nga bashkëatdhetarët në nevojë, me synim lehtësimin e jetës së tyre dhe aksesit që u privohet.