Ne vijim të konsolidimit të marrëdhënieve kulturore mes Shqipërisë dhe Greqisë, Ambasadorja znj. Luela Hajdaraga zhvilloi një takim me drejtorin e Konservatorit të Athinës z. Filipos Calahuris dhe Profesorin e Konservatorit të Athinës dhe violonçelist i Orkestrës së Akademisë të Athinës, z. Vangjel Nina.
Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit artistik dhe kulturor mes Liceut artistik “Jordan Misja” në Tiranë dhe konservatorit të Athinës, realizimin e përbashkët të performancave të artistëve të rinj të dy vendeve, krijimin e një kalendari eventesh për të mbështetur projekte të përbashkëta etj.
Në përfundim të takimit u vendos nënshkrimi i një Protokolli Bashkëpunimi mes dy institucioneve arsimore, i cili do të formalizohet gjatë vizitës që z. Calahuris do të zhvillojë së shpejti në Tiranë.