Në kuadër të traditës së aktiviteteve të Unionit të Grave Ambasadore të akredituara në Greqi, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë, znj. Luela Hajdaraga mori pjesë në takimin e radhës – ku e ftuara e nderit ishte Ministrja e Kohezionit Social dhe Familjes të Republikës Greke, znj. Sofia Zacharaki – të organizuar nga Ambasadorja e Dukatit të Madh të Luksemburgut në Athinë, znj. Elisabeth Gardoso.
Zonjat e nderuara patën kënaqësinë të zhvillonin një bashkëbisedim mbi kohezionin social dhe familjen, duke shkëmbyer pikëpamje dhe praktika interaktive me fokus mbështetjen, zhvillimin dhe mbrojtjen e familjes, si dhe problematikat e komuniteteve të huaja në Greqi.