“Tingujt e Muzikës”, koncert me muzikë dhome, ishte aktiviteti i radhës në kuadër të “Nëntorit Shqiptar”, i cili ishte edhe bashkëpunimi i parë mes Ambasadës dhe Konservatorit të Athinës.
Krist Basko në piano, Nikol Pappa në violinë dhe Alexandros Sioupoulis në violonçel, interpretuan në mënyrë virtuoze pjesë të autorëve shqiptarë Pjeter Gaci dhe Tonin Harapi, si edhe te kompozitorëve grekë F. Tsalachouris, M. Pallantios, M. Hatzidakis, I. Constantinidis, duke u dhuruar artëdashësve të muzikës klasike një shfaqje magjepsëse muzikore.
Gjithashtu pjesë të krijimatrisë së të mëdhenjve C. Saint-Saëns dhe J. S. Bach krijuan një atmosferë të bukur tingujsh për të pranishmit.