Nuk ka diçka që e zbukuron Nëntorin Shqiptar 2023 më shumë sesa fytyrat e emocionuara me plot buzëqeshje dhe gëzim të fëmijëve tanë të dashur të kurseve të mësimit plotësuese shqipe anembanë Greqisë, të cilët mbajnë në duart e tyre të vogla tekstet shkollore për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqipe në diasporë.
Një falenderim i veçantë për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Qendrën e Botimeve për Diasporën për ofrimin e teksteve shkollore për vitin shkollor 2023-2024 “Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare, Niveli 1”.
Falënderojmë gjithashtu përzemërsisht Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi dhe të gjithë mësuesit vullnetarë të mësimit të gjuhës shqipe anembanë Greqisë, të cilët me plot dashuri dhe përkushtim ruajnë dhe promovojnë gjuhën dhe kulturën shqiptare ndër breza.
Ambasada do të mbetet pranë jush duke ju mbështetur në të gjitha nevojat për të lehtësuar zhvillimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe.
Suksese të dashur nxënës në rrugën e bukur të dijes.