Edicioni i dhjetë jubiluar i “Budapest Balkan Forum 2026”, u mbajt më 9-10 mars 2026, në Kempinski Hotel Corvinus Budapest, i organizuar nga Instituti Hungarez i Çështjeve Ndërkombëtare(HIIA). Shqipëria u përfaqësua në këtë forum nga Znj. Megi Fino, Zv/ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë dhe Ambasadori Z. Ilirian Kuka. Forumi, nën temën “Prioritizing the Western Balkans”, mblodhi vendimmarrës, ekspertë dhe liderë nga Ballkani Perëndimor, Evropa dhe më gjerë për të diskutuar lidhjet rajonale, sfidat e sigurisë, vlerat e përbashkëta dhe rrugët drejt zgjerimit të BE-së me shpejtësi dhe qartësi më të madhe.

Péter Szijjártó, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, mori pjesë në Budapest Balkan Forum 2026, duke folur në panelin kryesor dhe duke marrë pjesë në diskutime ministeriale. Në fjalimin e tij ai kritikoi gjendjen e dobët të BE-së nga ana e ekonomisë dhe e sigurisë, duke theksuar nevojën për “energji” nga Ballkani Perëndimor për të ringjallur BE-në. Në panelin “Promovimi i integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor në BE”, Szijjártó diskutoi me Znj. Tanja Miščević, Ministre serbe e Integrimit Evropian, për prioritetin e zgjerimit, duke e quajtur “të pamundur” që Ukraina të bashkohet më shpejt se vendet ballkanike dhe duke kritikuar hipokrizinë e BE-së pas dyerve të mbyllura.
Në ditën e dytë (10 mars), Znj. Fino ishte pjesëmarrëse kryesore në panelin ministerial “Walking the Walk: Enlargement and the Western Balkans”, së bashku me z. János Bóka, Ministri për Çështjet e BE-së i Hungarisë, z. Nemanja Starović, Ministri i Integrimit Evropian i Serbisë dhe z. Predrag Zenović, Kryenegociator i Malit të Zi me BE-në. Diskutimi u fokusua në integrimin evropian, duke theksuar angazhimin politik, mbështetjen financiare dhe procesin bazuar në performancë, siç u shpreh vetë Znj. Fino për hapin përpara të Shqipërisë në kapitujt e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe rritjen ekonomike. Znj. Fino nënvizoi ruajtjen e momentit aktual, hapjen e të gjithë klasterëve për Shqipërinë në 2025 dhe mbylljen e negociatave teknike deri në 2027, si dhe rolin e presidencës hungareze në hapjen e dy klasterëve dhe përparimet në Growth Plan. Pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu mbylljen e kapitujve nga vendet e tjera (p.sh. tre kapituj nga Mali i Zi) dhe nevojën për stabilitet rajonal.
Në panelin tjetër “Special Envoy Roundtable”- Tryeza e Rrumbullakët e të Dërguarve Special, moderuar nga z. Márton Ugrósdy, Zëvendës Sekretar Shteti, Zyra e Kryeministrit të Hungarisë, diskutimi u përqendrua në politikat e zgjerimit të BE-së, mbështetjen ndërkombëtare për Ballkanin Perëndimor, prioritetet diplomatike dhe sfidat rajonale si dialogu Beograd-Prishtinë, stabiliteti në Bosnje dhe integrimi ekonomik.
Pjesëmarrësit kryesorë, si Zsolt Bunford , I Dërguari Special i Kryeministrit hungarez për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš , Ambasador dhe I Dërguar Special slloven, René Troccaz, I Dërguar Special francez, Eirik Nesteas Mathisen, I Dërguar Special norvegjez, Michael Reiffenstuel, I Dërguar Special gjerman dhe Stribor Kikerec, I Dërguar Special kroat, ndanë pikëpamje kombëtare mbi rolin e vendeve të tyre në promovimin e meritokracisë në negociata, forcimin e lidhjeve energjetike dhe nevojën për angazhim të qëndrueshëm kundër ndikimeve të jashtme.
Bunford theksoi mbështetjen hungareze për projektet dypalëshe dhe bashkëpunimin rajonal, ndërsa të tjerët si Kikerec dhe Frangeš vunë në dukje përvojën e vendeve të tyre në tranzicionin evropian si model për Ballkanin
Ky forum shënoi krijimin e Balkans Institute nga HIIA, një iniciativë e re për analiza dhe angazhim afatgjatë për Ballkanin Perëndimor.


