Ambasadori Ilirian Kuka vizitoi kampusin e ESSCA, një nga shkollat e larta ndërkombëtare të biznesit në Budapest, ku u takua me drejtuesit e institucionit dhe me studentët për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit midis shkollave shqiptare dhe ESSCA‑së.
Në kuadër të kësaj vizite, Ambasadori Ilirian Kuka mbajti një leksion prezantues për Shqipërinë, në formën e diskutimeve interaktive me studentët, gjatë të cilit u njohën me potencialin ekonomik, kulturor dhe edukativ që vendi ynë ofron, si dhe me mundësitë e bashkëpunimit dhe mobilitetit për të rinjtë.
Studentët treguan njohuritë e tyre mbi Shqipërinë dhe shprehën kuriozitet të thellë nëpërmjet pyetjeve të ndryshme, që vërtetuan interesin e tyre për realitetin aktual dhe perspektivat e zhvillimit të vendit. Po ashtu, në kuadër të leksionit, u paraqitën disa prezantime të përgatitura nga studentët mbi potencialin turistik dhe ekonomik që ofron Shqipëria, ku theksohen mundësitë e investimeve të reja që mund të realizohen në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë turizmin, infrastrukturën dhe ekonominë e blertë.
Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Hungari z. Ilirian Kuka, në kuadër të promovimit të Shqipërisë, në shkollën ndërkombëtare ESSCA.




