Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Hungari z. Ilirian Kuka u takua me Ministrin e Marrëdhënieve Sociale dhe Kulturës, z. Zoltan Tarr. Gjatë bisedës u diskutua mbi hapat e mundshëm për rritjen e bashkëpunimit kulturor midis vendeve tona. Ambasadori Kuka e falenderoi Ministrin për mbështetjen e tij të vazhdueshme në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, tani si Ministër i Qeverisë Tisza, por edhe në të kaluarën gjatë pozicionit të tij si anëtar i Parlamentit Evropian.
Newsroom
Takim me Ministrin e Marrëdhënieve Sociale dhe Kulturës, z. Zoltan Tarr


