Ambasadori i RSH-së në Hungari, Ilirian Kuka zhvilloi një takim me Ministrin e Brendshëm të Hungarisë, z. Gábor Pósfai. U diskutua mbi mbështetjen hungareze për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, sfidat e sigurisë në rajon, bashkëpunimin në menaxhimin e migracionit, mbrojtjen civile dhe sportin. Ministrin hungarez shprehu gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit me Shqipërinë. Një pjesë e rëndësishme e takimit iu kushtua çështjeve të sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe rajon.
Newsroom
Takim me Ministrin e Brendshëm të Hungarisë, z. Gábor Pósfai


