Inspektori I Lartë Drejtësisë z.Artur Metani, i shoqëruar nga inspektorë magjistrat dhe jomagjistrat të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, zhvilloi një vizitë pune në Hungari, më 1-3 dhjetor. Gjatë vizitës u realizuan takime me përfaqësuses të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Zyrës Kombëtare për Gjyqësorin në Budapest
Qëllimi i kësaj vizite ishte vendosja dhe forcimi i marrëdhënieve ndërinstitucionale, si dhe shkëmbimi i eksperiencave dhe praktikave të punës në kuadër të realizimit të procedurave të inspektimit dhe hetimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Në vizitën e zhvilluar në Zyrën Kombëtare për Gjyqësorin, delegacioni shoqërues përbëhej nga:
1. Z. Albert Kazia, Inspektor Jo Magjistrat
2. Znj. Erjena Bashari, Inspektor Jo Magjistrat
3. Z. Eugen Nasufi, Inspektor Jo Magjistrat
4. Znj. Joana Sorraj, Inspektor Jo Magjistrat
5. Znj. Linda Saliu, Ndihmës në Kabinetin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë
Delegacioni i kryesuar nga z.Artur Metani u prit nga dr. Senyei György, President i Zyrës Kombëtare për Gjyqësorin. Pjesë e takimit nga pala hungareze ishin edhe:
– dr. Tóth Áron, Shef i Kabinetit të Presidentit
– dr. Gáti Péter Gyula, Zëvendëspresident i Gjykatës së Shkallës së Parë
– dr. Györe Viktor, drejtues i sekretariatit të Akademisë Hungareze të Drejtësisë
Ndërsa në takimin e dytë të zhvilluar në Prokurorinë e Përgjithshme Inspektori I Lartë Drejtësisë z.Artur Metani shoqërohej nga delagacioni si më poshtë:
1. Znj. Daniela Sulaj, Inspektor Magjistrat (Prokuror)
2. Znj. Elena Pelushi, Inspektor Magjistrat (Prokuror)
3. Znj. Elsa Miha, Inspektor Magjistrat (Prokuror)
4. Znj. Lindita Ziguri, Inspektor Magjistrat (Prokuror)
5. Z. Periand Teta, Inspektor Jo Magjistrat
6. Znj. Eljona Bylykbashi, Drejtor i Hartimit të Akteve dhe Shërbimeve Juridike
Pjesë e takimeve ishte edhe Ambasadori I Republikës së Shqipërisë në Hungari z. Ilirian Kuka.
Qëllimi i vizitës dhe takimeve
Në fokus të diskutimeve ishte krijimi i mundësive për bashkëpunim institucional për procedurat disiplinore ndaj gjyqtarëve/prokurorëve në Republikën e Hungarisë në kuadër të:
• organizmit dhe funksionimit të institucioneve/strukturave të cilat janë të lidhur me përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve/prokurorëve;
• shkëmbimit të informacionit dhe përvojave në lidhje me aspektet procedurale të realizimit të hetimit disiplinor të tilla si: zhvillimi i metodave të hetimit disiplinor lidhur me shkeljet disiplinore të gjyqtarëve, teknikat e avancuara të intervistimit të gjyqtarëve/prokurorëve, sigurimin dhe trajtimin e informacionit nga institucionet e tjera ligj zbatuese analizën e dokumentacionit të grumbulluara gjatë procedurës së verifikimit apo hetimit, hartimit të raportit të hetimit, grumbullimin e provave.
• shkëmbimit të përvojave mbi metodologjinë e kryerjes së inspektimeve dhe standardizimin e procedurave të inspektimit;
• eksperiencën e organeve apo strukturave përgjegjëse për procedimin disiplinor të magjistratëve lidhur me marrjen dijeni kryesisht apo administrimit të ankesave ndaj sjelljeve të gjyqtarëve/prokurorëve.
• shkëmbimin e përvojave mbi praktikat dhe standardet më të larta të integritetit dhe sjelljes etike të gjyqtarëve6/prokurorëve;
• shkëmbimin e përvojave mbi mënyrën e komunikimit me publikun me qëllim sigurimin e balancës ndërmjet parimit të drejtësisë së hapur dhe parimit të konfidencialitetit, mbrojtjes së të dhënave personale dhe integritetit të gjyqtarëve/prokurorëve;


